Truss zyrtarisht kryeministre e Britanisë, merr “bekimin” e mbretëreshës

schedule13:57 - 6 Shtator, 2022

schedule 13:57 - 6 Shtator, 2022

Liz Truss është takuar me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral si pjesë e procesit formal për marrjen e postit të kryeministres së  ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Kjo pason takimin e Boris Johnson me mbretëreshën dhe dorëheqjen e tij më herët këtë mëngjes.

Truss fitoi me 81,326 vota në krahasim me Sunak i cili mori 60,399 vota.  Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.

Liz Truss është kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!