Truss: Mora detyrën në një periudhë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare

schedule15:39 - 20 Tetor, 2022

schedule 15:39 - 20 Tetor, 2022

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka qenë nën presionin e deputetëve konservatorë për të dhënë dorëheqjen, pas dorëheqjes së Suella Braverman si sekretare e Brendshme dhe pas krizës që pësoi qeveria e saj.

Fjalimi i Truss

Kam ardhur në detyrë në një periudhë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare.

Familjet dhe bizneset ishin të shqetësuara se si do t’i paguanin faturat. Lufta ilegale e Putinit në Ukrainë po kërcënonte sigurinë e të gjithë kontinentit tonë.

Unë jam zgjedhur nga partia konservatore me një mandat për ta ndryshuar këtë.

Ne përcaktuam një vizion për rritjen e ekonomisë me taksa të ulëta që nga dalja e vendit nga Brexit.

E di, megjithatë, duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta dorëzoj mandatin me të cilin jam zgjedhur nga Partia Konservatore.

Prandaj kam folur me Mbretin  për ta njoftuar se po jap dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore.

Këtë mëngjes takova kryetarin e Komitetit të vitit 1922, Graham Brady.

Ne kemi rënë dakord që zgjedhjet e lidershipit do të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Kjo do të sigurojë që ne të realizojmë planet tona fiskale dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë.

Unë do të qëndroj si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës. Faleminderit”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!