Vanessa Bryant postoi një mesazh prekës në Instagram për bashkëshortin dhe vajzën 13-vjeçare që humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.
“Nuk mund ta pranoj dot,” shkruan Vanessa. “Po përpiqem të kuptoj që Kobe nuk është më me mua, por trupi refuzon të pranojë që Gigi s’do të kthehet kurrë.”
“Më duket e gabuar,” shtoi ajo. “Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes ndërsa vajza ime jo? Jam kaq e nevrikosur. Ajo ishte plot jetë.”
Vanessa rrëfeu se e vetmja gjë që e mban në këmbë në këtë periudhë të vështirë janë tre vajzat e tjera.
“Të paktën kam Natalian, Biankan dhe Caprin,” tha Vanessa. “E di që ndjenjat e mia janë normale. Është pjesë e procesit. Thjesht doja ta ndaja me ju në rast se po përjetoni diçka të ngjashme. Zot, sikur ky makth të mbaronte. Po lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme.”
Kobe dhe Gianna Bryant dhe shtatë pasagjerë të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter më 26 janar.
Homazhet për legjendën e basketbollit dhe të bijën do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B8ZavYwDZ5y/?utm_source=ig_web_copy_link