Ka shkuar në 35 numri i personave të arrestuar në operacionin kundër call center-ave me qëllim mashtrimi në Tiranë, mes tyre organizatori izraelit, Rafael Genish. Ai është administratori i kompanisë së call center “RGCapital” që vepronte në Tiranë dy vitesh.
Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona të tjerë, ndërsa 20 po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center.
Nga kjo pikë e call center në Shqipëri janë kontaktuar mbi 2 mln persona, të cilët janë mashtruar sipas skemës së “trurit” izraelit të kompanisë që vepronte në Tiranë duke u zhvatur qindra mijëra euro.
Pas denoncimit nga qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën./ Abcnews.al