Në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashte tyre pohojnë se 51-vjecari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.
LEXO EDHE: Horrori në Sarandë/ Policia jep detaje: Trupi i bariut u copëtua nga kafshët e egra
Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i coptuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetiake si veshmbathje dhe batanije, ç’ka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.
Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.
Trupi i 51-vjecarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se e materiali kockor i përkiste Andant Jaupit, nga Elbasani./abcnews.al