Trupi i shtrirë përpara servisit, lot, britma dhe të shtëna (Pamjet pak sekonda pas vrasjes)

schedule22:44 - 21 Maj, 2021

schedule 22:44 - 21 Maj, 2021

Një 38-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Delon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet  servisit në pronësi të tij në zonën e Skelës.

38-vjeçari ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Në një video të siguruar nga abcnews.al shihet teksa 38-vjeçari është i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohen të afërm duke vajtuar. Në video dëgjohen gjithashtu edhe të shtëna.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia, ndërsa ambulanca transportoi të riun në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lexo edhe: Ekzekutimi trondit Vlorën, policia: I riu vdiq në spital, autorët dogjën makinën, po i kërkojmë

Pas marrjes së informacionit, policia thotë se ka rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. g.v/abcnews.al