Trupi i pajetë i të mitur qëndron për 15 orë në shinat e trenit, dëshmitari rrëfen tmerrin që përjetoi

schedule16:59 - 11 Tetor, 2022

schedule 16:59 - 11 Tetor, 2022

Një qytetar italian ka ndarë në rrjetet sociale një histori mjaft të rëndë të cilën e ka përjetuar në 26 shtator të këtij viti.

Michele Miravalle i cili përdorte çdo ditë trenin e Torinos për të shkuar në punë shkruan se mëngjesin e 26 shtatorit ndërsa po kalonte pranë shinave të trenit për të shkuar në stacion pa një fëmijë të vogël me origjinë nga Senegali, i cili ndodhej në mes të binarëve i vdekur.

Menjëherë Michele Miravalle ka lajmëruar policinë në mënyrë që dikush të kujdesej për trupin e të miturit dhe minimalisht ta largonte ka shinat e trenit.

Por ai u habit kur u kthye nga puna pas 10 orësh pasi në po të njëjtin vend dergjej sërish trupi i pajetë i fëmijës nga Senegali dhe për të askush nuk ishte i interesuar, duke e lënë në mëshirë të fatit.

Michele Miravalle i bën thirrje institucioneve që të jenë më të përgjegjshme, pasi kushdo dhe cilido pak rëndësi ka nga është apo nga vjen meriton vëmendjen e shtetit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!