Trupi i djegur në Fushë-Krujë, shoqërohen në polici disa persona

schedule10:11 - 6 Maj, 2018

schedule 10:11 - 6 Maj, 2018

Disa persona u shoqëruan gjatë natës në Derven të Fushë-Krujës për mjetin e djegur, brenda të cilit u gjet një trup i pajetë, gjithashtu i djegur. Disa nga ata, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të tjerë, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë të mbahen në vëzhgim. Makina e djegur është e Xhavit Osmanit nga Mitrovica, të cilin familjarët e kanë shpallur të zhdukur në datë 4 Maj. Pritet ADN-ja dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar nëse viktima është ky person apo jo. Sipas policisë tonë, Xhavit Osmani, 60 vjeç, disa ditë më parë nga Morina ka hyrë në Shqipëri. Makina e shkrumbuar me trupin e njeriut brenda u gjet në anë të një are mes kallamishteve në Derven të Fushë Krujës. Ka dyshime që viktima më parë është ekzekutuar dhe për të humbur gjurmët është djegur bashkë me makinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!