Trupi i bukur, ka kosto/ Rriten rastet e skoliozës te adoleshentët

schedule12:39 - 10 Nëntor, 2024

schedule 12:39 - 10 Nëntor, 2024

Dëshira për të pasur trup të palestruar dhe me muskuj të tonifikuar po kthehet në një problem serioz shëndetësor te adoleshentët në vendin tonë. Për bluzat e bardha skolioza tek te rinjtë shihet një problem në tendencë rritje, dhe ndër faktorët riskues mjekët përmendin abuzimin me peshat e rënda në palestër apo çfarë do lloj aktiviteti tjetër fizik.

Faktorë të cilët ne shpesh herë edhe i evidentojmë si faktor risku janë mbingarkesa e strukturave, ku nënkupton palestrimin e aktivitetit fizik, ku mbingarkojmë trupin më shumë seç duhet. Nuk do të thotë që fëmija s’duhet të shkojë në  palestër, por çdo gjë ka masë. Nëse një muskuli i jep peshë më shumë seç duhet, normalisht që sjell deformim dhe dëmtim të tendinave”, tha mjeku traumatolog, Abdurrahim Palushi.

Një ushtrim i gabuar, apo një peshë më shumë, dëmton rëndë shëndetin. Pasojat sipas ekspertëve janë të shumta, nga devijimi i posturës e shtyllës kurrizore, deri  tek dëmtimet e tendinave të muskujve.

“Përveç devijimeve posturale, dëmtimeve të shtyllës kurrizore, dëmtime më të shpeshta janë të artikulacioneve si pasojë e peshave më të rënda se trupi i tyre mund të përballoj. Duke qenë se kjo mania për të krijuar peshë sa më të madhe bën që trupi nuk është gati për të përballuar peshën. Një ndër to është dëmtimi i gjurit, ngritja e peshave të rënda, dëmton kërcet, dëmtimet e tendinave muskulare, ka shumë pasoja që vijnë nga përdorimi i peshave të rënda pa kriter”, tha fizioterapisti Kleton Kadillari.

Instruktorët e palestrës problemin e shohin tek influencuesit e rrjeteve sociale, ku sipas tyre këto të fundit nëpërmjet vidieove të shpërndara në platformat online, shkojnë tek të rinjtë jo në mënyrën e duhur.

“Për momentin ka shumë informacione që qarkullojn në rrjete sociale, Facebook, Tik-Tok, Instagram, Youtube dhe të rinjtë i shoh edhe te palestra ku unë punoj që bëjnë ose gjëra që i shohin me video ose dëgjojnë këto influencerat kanë dal të moshë 14-15 vjeç që hiqen si profesionista, që marrin info copy paste nga trajner specialistë edhe nuk ia kanë haberin fare për atë që këshillojnë. Të rinjtë duhet të drejtohen tek trajnerët e specializuar”, tha traineri Jurgen Veizi.

“Nuk shkoj në palestër të mirëfilltë, po bëj ushtrime në shtëpi që i shoh nga Youtube”.

“Nga Youtube shoh ushtrime, i bëj dhe unë. Ndonjëherë më dhembin këmbët, një ditë pas nga ushtrimet”.

Problemet e skoliozës shihen shqetësuese për bluzat e bardha edhe tek të rriturit, të cilët qëndrojnë për  orë të gjata para ekraneve të ndryshme.

“Kohët e fundit kemi vënë te një trend edhe nga zyrtarët, pra nga persona të cilët i kalojnë shumë orë të ditës në pozicione të caktuara para ekraneve. Kjo sjell një detofikim të musklaturës, të kocës ku hap rrugën e problematikave të deformimit skoliozestik”, tha logopedi Ervin Neptavishta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!