Trupat ruse qëllojnë me raketa rafinerinë e naftës në Kremenchuk

schedule11:27 - 13 Maj, 2022

schedule 11:27 - 13 Maj, 2022

Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.

Ajo tha gjithashtu se forcat e saj rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Kjo vjen pasi Ukraina tha se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e  fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv.

Ushtria ruse sulmoi gjithashtu një seli humanitare në qytetin Dergachiv, ku dy persona humbën jetën dhe 4 mbetën të plagosur. Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit të Kharkiv, dhe granatimet u kryen në rajonin Saltivka, duke plagosur  tre persona, tha guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

/abcnews.al