Trupat ruse drejt Mariupolit, “shkelin” mbi autokolonat e blinduara të Ukrainës

schedule09:45 - 19 Mars, 2022

schedule 09:45 - 19 Mars, 2022

Frika që kanë pasur të gjithë zyrtarët perëndimore është se niveli i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit në fund do të zbehej. Dy ditë më parë ekspertët kishin parashikuar se Mariupol do të rezistonte ndërsa tani kemi raporte se po ndodhin luftime brenda qytetit, ku trupat ruse kanë mundur të hyjnë përmes kolonave të blinduara, shkruan BBC

Luftimet po vazhdojnë, ndërsa 300,000 njerëz janë ende të bllokuar, nën granatimet e vazhdueshme ruse. Qindra janë ende të bllokuar në teatrin e bombarduar që mendohej se strehonte më shumë se 1000 njerëz.

Situata vazhdon të jetë e rrezikshme dhe nëse Mariupol bie, kjo do t’i sigurojë Rusisë një korridor tokësor efektiv që shtrihet në pjesën më të madhe të bregdetit jugor dhe deri në rajonet lindore të Ukrainës.

Pra, është strategjikisht i rëndësishëm. Qyteti lindor i Kharkiv-it vazhdon të zmbrapsë sulmet ruse, e njëjta gjë po ndodh edhe në Sumy.

Megjithatë, Mariupoli, si kurrë më parë, po mban peshën kryesore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!