Luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit, me sulme të shumta që janë raportuar në të gjithë rajonin e Donbasit duke paralajmëruar kështu nisjen e një ofensive të madhe, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.
Si paraqitet situata në lindje
-Inteligjenca britanike tha se trupat ruse janë “tërhequr plotësisht” nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi dhe Rusi, dhe shumë prej tyre mund të dislokohen në Ukrainën lindore për të luftuar në rajonin e Donbasit.
-Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ka nisur tashmë “beteja për Donbasin ” dhe kjo betejë mund të jetë e ngjashme me betejat e Luftës së Dytë Botërore.
Por sipas tij, nuk ka arritur shkallën maksimale, duke paralajmëruar se ofensiva do të përfshijë “mijëra tanke, automjete të blinduara, aeroplanë, artileri”.
-Duke i bërë jehonë këtyre fjalëve, Gjeneral Mark Milley tha po zhvillohen luftime në Ukrainën juglindore pasi Rusia ka ripërqendruar trupat e saj pikërisht në ato zona.
Ata kanë arritur të mposhtin sulmin rus drejt Kievit, por ka ende një betejë të rëndësishme poshtë në juglindje, poshtë rreth rajonit Donbas-Donetsk ku rusët synojnë të marrin forca masive dhe të vazhdojnë sulmin e tyre,” tha Milley. .
/abcnews.al