Trupat e pajetë dhuruar shkencës, lihen të hahen nga minjtë në Paris

schedule15:14 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:14 - 10 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur autoritetet franceze, të cilat po kryejnë disa hetime në lidhje me pretendimet shokuese se kufomat e disa njerëzve, të cilat u dhuruan nga familjarët për kërkimet shkencore të një institucioni kërkimor, u lanë të dekompozoheshin.

Prokurorëve iu dorëzuan raportet për “shkeljen e integritetit të kufomës” pasi l’Express raportoi nëntorin e kaluar për të dhënat tronditëse. Bëhet fjalë për Qendrën për Donacione të Trupave (CDC) pjesë e Paris Descartes University.

l’Express raportoi se u gjetën trupa të shpërndarë, të grumbulluar mbi njëri-tjetrin, të shtrirë në dysheme dhe referuar të dhënave, dukej si një varr masiv. Shumë trupa ishin dekompozuar, ndërkohë që kudo kishte minj.

Deri tani, janë marrë mbi 80 ankesa. Qeveria franceze urdhëroi mbylljen e qendrës. CDC, e hapur fillimisht në vitin 1953, është më e madhe në llojin e vetë në Europë dhe deri para mbylljes, merrte me qindra trupa çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!