Trupat amerikane në Irak rrëzojnë dronin pranë bazës ajrore

schedule20:01 - 27 Tetor, 2023

schedule 20:01 - 27 Tetor, 2023

Mjeti ajror pa pilot u pa pranë bazës ajrore Ain al Asad, e cila pret forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare në Irakun perëndimor, tha një zyrtar i mbrojtjes, raporton Skynews,

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se droni u rrëzua disa kilometra larg bazës dhe nuk pati viktima.

Kjo vjen pasi ushtria amerikane nisi sulmet ajrore hakmarrëse në dy lokacione në Sirinë lindore, të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit këtë mëngjes, ka thënë Pentagoni.

Sulmet erdhën si përgjigje ndaj një numri sulmesh me drone dhe raketa kundër bazave dhe personelit amerikan në Irak dhe Siri që nga 17 tetori.

Sipas Pentagonit, ka pasur të paktën 12 sulme ndaj bazave dhe personelit amerikan në Irak dhe katër në Siri që nga java e kaluar.