Në një nga intervistat me Bob Woodward, presidenti Donald Trump foli për një armë të fuqishme lufte: “Unë ndërtova një armë bërthamore … një armë që askush nuk e ka pasur kurrë më parë. Ne kemi diçka që nuk e keni parë kurrë dhe nuk e keni dëgjuar kurrë. Ne kemi diçka që Putin dhe Xi nuk e kanë idenë. Nuk e ka askush ….ajo që kemi ne në dorë është e pabesueshme “.
Sipas Washington Post – “Woodward ka deklaruar se disa burime anonime kanë konfirmuar se ushtria amerikane ka një ushtri të re sekrete, për të cilën ata nuk japin detaje, dhe se pikërisht këto burime ishin të befasuar që Trump e kishte zbuluar atë, raporton la Repubblica
A është e mundur që Pentagoni të këtë një pajisje të tillë?
Ka armë në arsenalin amerikan që mbeten ende sekrete. Provat e kësaj janë zbuluar kur u vra Osama Bin Laden në 2011. Mbetjet e aeroplanit dhe në veçanti bishti kanë treguar se ishte një model i panjohur: për nëntë vite askush nuk e ka zgjidhur ende misterin dhe nuk ka asnjë foto të vetme të këtij aeroplani. Ekspertët janë të sigurt se pjesa e motorit kishte një ndërtim të veçantë, i destinuar për të minimizuar zhurmën, transmeton abcnews.al
Projektimi dhe ndërtimi i një helikopteri të tillë kërkon teknologji të veçanta, por projektimi dhe prodhimi i një arme bërthamore është një gjë tjetër. Nevojiten fonde të mëdha dhe një numër shkencëtarësh me aftësi të ndryshme: vite studimi dhe pune. Dhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë nuk është ndërtuar kurrë një projekt kaq kompleks.
Në të vërtetë, shtypi amerikan është shumë i kujdesshëm në shqyrtimin e hollësishëm të kontratave të Pentagonit, të cilat në rastin e investimeve të mëdha duhet të kalojnë provimin e komisioneve parlamentare. Gushtin e kaluar, për shembull, Qendra e Forcave Ajrore për Kërkime Bërthamore kishte paraqitur një kërkesë që ngriti menjëherë alarmin: ndërmarrjeve iu kërkua të paraqisnin plane për një ICBM (Raketa balistike ndërkontinentale), transmeton abcnews.al
Pentagoni më pas shpjegoi se ishte një program i destinuar të mbyllej në 2070 me një kosto prej 85 miliardë dollarësh. Trump, nga ana tjetër, foli me Woodward në lidhje me një pajisje operacionale, duke rikujtuar tensionin me Korenë e Veriut në 2017, transmeton abcnews.al
Tashmë dihet që presidenti ka një pasion për armët bërthamore. Pas shumë vitesh ku Shtetet e Bashkuara janë përqendruar në luftën globale kundër terrorizmit, Trump ka ndezur tensionet me Rusinë dhe Kinën duke u përqendruar tek armët bërthamore. s.ba/abcnews.al