Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar sërish liderët europianë duke i akuzuar se po shkatërrojnë kulturën e kontinentit duke lejuar hyrjen e miliona emigrantëve.
Në intervistën e tij për britaniken SAN, presidenti amerikan pohoi se i pëlqenin vendet europiane duke thënë se ai vetë është një produkt i Bashkimit Europian.
Por ajo që ka ndodhur në Europë, sipas tij, është një mëkat, pasi europianët po humbasin kulturën e tyre dhe se vala e emigrantëve po e ndryshon Europën për keq./abcnews.al

