Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump uron Vuçiç për ditën e shtetësisë: Mezi pres të forcojmë partneritetin me Serbinë

schedule18:15 - 11 Shkurt, 2025

schedule 18:15 - 11 Shkurt, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar homologun serb Aleksandër Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë, që shënjohet më 15 shkurt.

Vuçiç ka publikuar letrën e dërguar nga Trump në rrjetet sociale.

Republikani vlerëson kontributin e Serbisë në sigurinë ndërkombëtare dhe për luftën në Ukrainë dhe shpreh mbështetjen procesin integrues të Beogradit në rrugën euroatlantike dhe përpjekjet për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.

“Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së”, thuhet ndër të tjera në letrën e Trump.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!