Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale, Lisa Cook

schedule09:25 - 26 Gusht, 2025

schedule 09:25 - 26 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm guvernatoren e Bankës Qendrore, Lisa Cook, pas akuzave për falsifikim dokumentesh për përfitimin e kushteve më të favorshme në një kredi.

Vendimi i presidentit u mbështet në një raport penal të datës 15 gusht, hartuar nga drejtori i Federal Housing Finance Agency, Bill Pulte, një aleat i afërt i Trump, dhe i drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së. Në një letër drejtuar Cook, Trump shkruan: “Kam vendosur se ka arsye të mjaftueshme për ta larguar nga detyra.”

Megjithëse presidenti amerikan ka kompetenca të kufizuara për të shkarkuar anëtarët e Bankës Qendrore, një vendim i fundit i Gjykatës Supreme ka hapur rrugën për largimin e tyre në rastet kur ekzistojnë “arsye të drejta”.

Përpara vendimit të Trump, Cook kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen apo të ndikohej nga presioni, por kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me hetimet mbi të kaluarën e saj financiare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!