Trump tërheq SHBA nga marrëveshja e OKB-së për emigracionin

schedule11:47 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 11:47 - 3 Dhjetor, 2017

Presidenti Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për emigracionin e sigurtë. Sipas administratës amerikane, akordi bie ndesh me politikat e Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara largohen nga marrëveshja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për një emigracion të sigurtë, i quajtur ndryshe “Global Compact migration”, i cili u firmos në shtator të 2016. Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja e Uashingtonit në OKB, Nikki Haley. Ajo shpjegon se deklarata “nuk është në një linjë me politikat amerikane për emigracion dhe refugjatë si dhe bie ndesh me principet e administratës Trump”.

“Vendimet tonë lidhur me emigracionin duhet të merren gjithmonë nga amerikanët dhe vetëm nga amerikanët”, nënvizon Haley. Ndërsa më tej shton: “Misioni amerikan në OKB ka informuar sekretarin e përgjithshëm që Shtetet e Bashkuara i japin fund pjesëmarrjes së tyre në marrëveshjen për emigracionin”.

Akordi, i quajtur ndryshe edhe si Deklarata e Nju Jorkut, përmban “dispozita qe nuk janë në të njëjtën linjë me politikat amerikane. Për këtë presidenti Donald Trump ka vendosur që t’i japë fund pjesëmarrjes së tyre në proces”. “Vetëm ne e vendosim se si është më mirë të kontrollojnë kufinjt tanë dhe kush do të jetë i autorizuar të hyjë në vendin tonë”, shpjegon ambasadorja amerikane në OKB. Gjithashtu në fund nënvizon se qasja globale e Deklaratës së Nju Jorkut nuk është në përputhje me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!