“Trump, shpresa e vetme”, Eksperti Shala: Dialogu Kosovë-Serbi është në duart e tij

schedule17:16 - 10 Janar, 2025

schedule 17:16 - 10 Janar, 2025

Dialogu strategjik ka qenë në qendër të bisedimeve mes zevendës sekretarit amerikan të shtetit për Menaxhimin dhe Resurset Richard R.Verma dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë për “Ballkan Update”, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi është në duart e presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump. Ai theksoi se në këtë mënyrë do të mbyllet me sukses ky proces.

“Me një modelim të ri të dialogimit, këtë proces mund ta përshpejtojmë.

Po e ritheksoj me administratën e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, me dialogun strategjik mes Kosovës dhe SHBA, njohja reciproke do të jetë në tavolinën e presidentit të ri të SHBA dhe padyshim kjo marrëveshje dhe kjo njohje reciproke do të jetë vendimtare, për sa i përket të ardhmes së rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe NATO dhe mekanizmat ndërkombëtar e kanë përcaktuar një zëri që çështjet e hapura të konflikteve të ’90 mund ta pengojnë çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Njëkohësisht, mos të pengohet dhe interesi strategjik i SHBA dhe për këtë gjë patëm dhe një vendim të Presidentit Biden se kush janë ata individë që e atakojnë drejtpërdrejt mekanizmat. Pra, presidenti Biden e ka pasuar me këtë vendim një mori detyrash dhe do të një dakordësi të plotë mes dy presidentëve dhe dshumë politikanëve që kanë peshë në rajon”, tha Shala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!