“Trump, shpresa e fundit”, Berisha: Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës

schedule15:27 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 15:27 - 9 Dhjetor, 2024

Fitorja e Donald Tump ka ngjallur shpresë të re tek Sali Berisha, për të hequr njollën mbi 3 vjecare e non gratas amerikane. Ai po pret hyrjen zyrtarisht të Trump në Shtëpinë e Bardhë, që të fillojë të lëviz gurët përmes lobimit për të zhbërë vendimin e majit të 2021.

“Unë pres dorëzimin e pushtetit për të nisur përpjekjet e mija. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por duhet që administrata e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën”.

Paralelisht me lobimin në SHBA, Berisha tashmë i rikthyer në selinë blu, pas 11 muajsh në izolim në shtëpi, do të çojë të vetët drejt betejës jo të largët, të 11 majit.

“Nuk kemi asnjë të përcaktuar për momentin”.

Kodi Zgjedhor, i ndryshuar nga një marrëveshje e demokratëve me socialistët në korrik, detyron Berishën të marrë ca vendime përpara. Disa t’ua sigurojë vendin në Parlament, duke i caktuar ata në listë të mbyllur dhe disa të tjerë ti lënë në dorë të zgjedhësve.

Por Berisha ende nuk e ka vendimin, as për vete dhe as për grupin e vijës së parë të fushatës; drejtuesit e tij politikë. Por një gjë e ka të qartë; nuk do të ndikohet nga formula sfiduese e kryesocialistit Rama, që veten dhe socialistët e vjetër, do i vendos në listën e ngushtë të preferencës së qytetarëve.

“Nëse mendon se Berisha imiton Edi Ramën, do të ishte akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten”.

Ndoshta Berisha para se të vendos do të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilës, disa parti të vogla kërkojnë goditjen e Kodit Zgjedhor. Megjithatë Berisha është i gatshëm për një konsenus të ri me PS-në, pas alarimit të ngritur nga KQZ, mbi afatet e ngushta për të mundësuar me sukses votën e diasporës.

“Nuk kam komunikm të qartë zyrtar por në rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në Kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm. E kemi me seriozitet votën e diasporës”.

Ky dhjetor ndërkohë do i gjej demokratët duke u përgatirur sërish për të dal në rrugë.

“Data 23 dhjetor, do te jete dita e mosbindjes civile”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!