Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë

schedule09:15 - 14 Maj, 2019

schedule 09:15 - 14 Maj, 2019

Presidenti amerikan Donald Trump u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Kjo ishte vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë e udhëheqësit që ka nxitur mjaft polemika, që kur ai u rikthye në pushtet në vitin 2010.

Duke folur pranë homologut të tij hungarez të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump përshëndeti politikat e emigracionit të vijës së ashpër të kryeministrit hungarez, të cilat janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Trump u shpreh se Orban ka “bërë gjënë e duhur” mbi imigracionin.

Ndërsa Orban u tha gazetarëve se Hungaria është “krenare të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër imigracionit të paligjshëm”.

Të dy udhëheqësit thanë se bisedimet duhej të përqendroheshin në tregtinë dhe “çështjet globale politike”. Të premten, një grup senatorësh amerikanë dhe anëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i shkruan një letër Presidentit Trump, duke i kërkuar atij të diskutojë për shqetësimin rreth “rënies së treguesve demokratikë” të Hungarisë.

Por Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur letrës së anëtarëve të Kongresit amerikan, që shprehin shqetësime rreth shefit te qeverise Budapestit.
Victor Orban, kryeministër i Hungarisë në vitet 1998-2002 dhe përsëri që nga viti 2010, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, si dhe nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për një rënieje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendin e tij./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!