Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin

schedule08:47 - 11 Shkurt, 2026

schedule 08:47 - 11 Shkurt, 2026

Trumpi pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin

Presidenti Donald Trump do ta presë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, derisa tensionet po vazhdojnë të rriten në Lindjen e Mesme dhe negociatat po intensifikohen mbi frenimin e programit të armëve bërthamore të Iranit.

Netanyahu pritet t’i kërkojë Trumpit të ndjekë një marrëveshje që do ta ndalonte pasurimin e Iranit me uranium dhe do të kufizonte mbështetjen e tij për grupet si Hamasi dhe Hezbollahu.



“Do t’i paraqes presidentit këndvështrimin tonë lidhur me parimet e këtyre negociatave”, u tha Netanahu gazetarëve përpara nisjes për në SHBA.

Irani ka deklaruar se nuk do ta kufizojë pasurimin me uranium nëse vendet perëndimore nuk lehtësojnë sanksionet që kanë rënduar  ndjeshëm ekonominë e tij.

Vizita e së mërkurës shënon udhëtimin e tij të gjashtë në SHBA që nga rikthimi i  Trumpit në detyrë, më shumë se çdo lider tjetër botëror.

Aleati i ngushtë i Trumpit, Netanyahu ka argumentuar prej kohesh se Irani përbën një kërcënim ekzistencial për sigurinë e Izraelit dhe ka nxitur SHBA-në të kufizojë ndikimin e Teheranit në rajon.

Vizita vjen në një kohë kur SHBA-ja po rrit praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Trumpi paralajmëron Teheranin për veprime nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!