Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Kim Kardashian

schedule11:45 - 31 Maj, 2018

schedule 11:45 - 31 Maj, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Kim Kardashian. Ata kanë biseduar për faljen e një të gruaje të dënuar afro-amerikane si dhe për reformën në burgje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është është takuar me Kim, por jo me atë të Koresë së Veriut që pritet prej shumë kohësh dhe mendohet të jetë zhvillimi më i rëndësishëm në dekadën e fundit. Shefi i administratës së Shteteve të Bashkuara ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Kim Kardashian West.

Personazhi i njohur i showbizit ka kërkuar takimin për të mbështetur kërkesën për të falur Alice Marie Johnson, një femër afroamerikane 62 vjeç, e cila ka kaluar mbi 20 vite në burg pasi u dënua përjetë për një krim droge jo të dhunshëm. Më pas, presidenti Trump ka publikuar një fotografi të takimit të tyre në profilin e tij zyrtar në tuitër.

“Takim shumë i mirë me Kim Kardashian, folëm për dënimet dhe reformën në burgje”, nënvizoi ai.

Sipas asaj që raportohet, aktorja ka mbetur e prekur nga një video ku tregohej historia e trishtë e femrës, e cila po vuan dënimin për krimin e vetëm, jo të dhunshëm, që ka njollosur të dhënat e saj penale. Kim i kishte dedikuar një mesazh në tuitër kësaj ngjarjeje vitin e kaluar, duhe bërë të njohur rastin Johnson dhe vendosi në dispozicion të të burgosurës një ekip avokatësh për të punuar lidhur me kërkesën e saj për falje.

Ylli i showbizit mbështeti Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016, por bashkëshorti i saj, Kanye West, ka treguar mbështetjen për Trump duke ngritur polemika të shumta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!