Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump premton të luftojë emigracionin e paligjshëm

schedule14:50 - 9 Qershor, 2025

schedule 14:50 - 9 Qershor, 2025

Los Angelos është përfshirë nga protesta të dhunshme, ndërsa dhjetëra persona janë arrestuar. Trump mori vendimin për të vendosur 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angelos dhe kjo nxiti një përshkallëzim të situatës. Protestat vijojnë kundër vendimit të emigracionit. Ndërkohë Trump është shprehur i vendosur se nuk do të heqë dorë nga lufta kundër emigracionit të paligjshëm.

Një nga veprimet e tij të para në mandatin e tij të dytë ishte pezullimi i hyrjes së të gjithë emigrantëve pa dokumente.

Agjentëve të patrullave kufitare janë njoftuar të kthejnë emigrantët pas, pa u dhënë atyre mundësi për seanca dëgjimore për azil.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane u ofroi gjithashtu emigrantëve që ndodheshin ilegalisht në vend një pagesë prej 1,000 dollarësh dhe udhëtim të paguar nëse ata “vetë-deportoheshin” dhe zgjidhnin të largoheshin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!