Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Trump po ndërton OKB private”/ Minxhozi: Shqipëria mes dy dilemash! Nëse SHBA-BE shkojnë në përplasje, ku pozicionohemi ne?!

schedule20:44 - 22 Janar, 2026

schedule 20:44 - 22 Janar, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet globale dhe rolin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke theksuar se bota po përballet me një ribërje të ashpër dhe agresive të rendit ndërkombëtar.

Sipas tij, politika “Amerika e para” e administratës Trump po shndërrohet në “Amerika Vetëm”, me tërheqje nga organizatat ndërkombëtare dhe tensione të hapura në disa fronte globale. Minxhozi ngriti gjithashtu dy dilema kryesore për Shqipërinë: gatishmërinë për t’u përballur me prishjen e rendit botëror dhe pozicionimin strategjik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në rast të një përplasjeje mes tyre.

“Po asistojnë në një ribërje të vrazhdë dhe agresive të rendit botëror. Sot po asistojmë në një ribërje, Amerika në një mënyrë të vrazhdë po del nga të gjitha organizatat, në fokus është “Amerika e para” dhe nga kjo po shkojmë në “Amerika Vetëm”. Trump simbolikisht donte që të improvizonte këtë lloj spektakli, që e tejkalon këtë lojën tonë, inskenoi këtë OKB private.



Nuk do të merret vetëm me Gazën, por me të gjithë botën. Një vit në zyrën ovale, ka sulmuar Iranin, Venezuelën. Kërcënon Groenlandën, Kanadanë thotë që do e bëjë shtetin e 51 dhe kërkon të zhbëjë NATO-n. Për ne si Shqipëri janë dy dilema, a jemi gati të jemi dakord me prishjen e rendit botëror dhe e dyta është një zgjedhje tjetër, mes Evropës dhe Amerikës nëse këto të dyja shkojnë në përplasje me kë do të pozicionohet Shqipëria?!”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!