Trump, përgjigje me shkrim pyetjeve për “Russiagate”

schedule23:51 - 13 Nëntor, 2018

schedule 23:51 - 13 Nëntor, 2018

Presidenti Donald Trump do t’u përgjigjet me shkrim pyetjeve të hetuesit të posaçëm Robert Myler në lidhje me nderhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me çështjen për agjencinë “Rojters”, sipas të cilit përgjigjia e presidentit ka gjasa të vijë këtë javë. Pyetjet e Myler të cilave Trump u duhet t’u japë përgjigje kanë të bëjnë vetëm me përfshirjen e Moskës në zgjedhje dhe jo me përpjekjet eventuale të kreut të shtetit për të penguar hetimet.

Mes pyetjeve është edhe një që lidhet me takimin e mbajtur në qershor të 2016-s mes djalit të presidentit, Donald Trump Xhunior dhe disa anëtarëve të stafit elektoral të tij me një avokate ruse. Burimi i cituar nga “Rojters” shton se, shefi i Shtëpisë së Bardhë është takuar tashmë me avokatin e tij për të përgatitur përgjigjet./abcnews.al