Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tuiter presidenti amerikan Donald Tramp ka reaguar pas publikimit të librit të Majkëll Ulf ky bihet në dyshim shëndeti mendor i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Tram shkruan se ai nuk është inteligjent por thjesht një gjeni
“Nuk jam inteligjent, jam një gjeni”. Në këtë mënyrë me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter presidenti amerikan Donald Tramp reagoi ndaj akuzave të librit të Majkëll Ulf, sipas të cilit i gjithë stafi i manjatit e konsideron atë një idiot. Tramp shkruan se nga një sipërmarrës i sukesshëm u bë një yll televizioni, dhe më pas president i shteteve të bashkuara të maerikës që në përpjekjen e parë. dhe kjo sipas tij nuk është meritë e një njeriu inteligjent por e një gjeniu.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan ndër të tjera, se pas shuarjes së skandalit për hakerimin rus., pas një viti hetimesh, demokrattë dhe shërbyesit e tyre, mediat që prodhojnë lajme të rreme, kanë nisur të përdorin manualin e Ronald Reagan duke e akuzuar atë për mungesë inteligjence
Sipas Tramp dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ishte përpjekur të luante këtë lojë. Duke e cilësuar si një të korruptuar Tramp thotë se Klinton dogji duart duke luajtur me zjarrin, ndërsa karta e tij më e fortë mbetej pikërisht inteligjenca e lartë./abcnews.al