Trump paralajmëron tarifa të reja: Nuk kemi nevoje për Kinën

schedule12:40 - 24 Gusht, 2019

schedule 12:40 - 24 Gusht, 2019

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar dhe njëherë për sa i përket betejës së tarifave me Kinën, duke deklaruar se vendi nuk ka nevojë për Pekinin. Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur miliarda dollarë për faj të Pekinit.

 “Vendi ynë, ka humbur në mënyrë idiote, me mijëra miliardë dollar me Kinën përgjatë shumë viteve. Ata kanë vjedhur pronën tonë intelektuale afërsisht me qindra miliardë dollar në vit dhe duan  të vazhdojnë. Nuk do ta lejoj.” Është kjo deklarata e presidentit amerikan Donald Tramp me anë të një mesazhi në profiling e tij në Tuiter. Ai paralajmëroi tarifa të reja ndaj produkteve kineze duke filluar që nga muaji shtator. “Nuk kemi nevojë për Pekinin, dhe pa të do të jemi shumë më mirë,” shtoi ai.

Rishpërthen në këtë mënyrë beteja e tarifave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, duke bërë që ekonomia botërore të shqetësohet. Vendimit të Pekinit për tarifa prej 75 miliard dollarësh për produktet amerikane Donald Trump i përgjigjet me forcë duke deklaruar se do të vendosen tarifa dero në 30 për qind për disa produkte kineze.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë urdhëroi gjithashtu sipërmarrjet amerikane që të nisin kërkimet për një alternativë ndaj Kinës.

Ditët e fundit Pekini ka rinovuar ftesën për administratën amerikane për gjetjen e një rruge të mesme për të shmangur një përshkallëzim të ri tensionesh tregtare. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!