Trump para G7-s: Të rikthejmë Rusinë

schedule19:22 - 8 Qershor, 2018

schedule 19:22 - 8 Qershor, 2018

Ndërsa në Kanada ka nisur punimet samiti i liderëve të G7-s, pak para nisjes për në këtë event, presidenti amerikan deklaroi se Rusia duhet të kthehet në grup. Ndërsa sa i takon mosmarrëveshjeve me aleatët, Trump nuk është shprehur i shqetësuar.

Pak para nisjes për në Kanada, për të marrë pjesë në samitin e G7-s, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusisë duhet t’i mundësohet rikthimi në grup. Por përgjigjia e Kremlinit ka ardhur nga Kina, ku presidenti Putin po zhvillon një vizitë zyrtare.

“Rusia është e përqendruar në formate të tjera”, ka thënë zëdhënësi Dmitry Peskov.

Ndërkohë, Trump ka vijuar me retorikën e tij sa u takon marrërveshjeve tregtare me vendet anëtare të G7-s.

“Mezi pres të zgjidhim mosmarrëveshjet tregtare me këto vende. Nëse dështojmë, aq më mirë për ne”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan ka shtuar se, Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar të madh me vendet e G7-s. Ndërkohë, me titullin “Rriten tensionet në G7” e përditshmja “New York Times” e ka cilësuar të paprecedent “luftën e fjalëve” mes presidentëve Trump dhe Macron, si dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

“Rrallë herë ka patur një indinjatë të tillë ndaj një presidenti amerikan nga aleatët më të rëndësishëm, që për dekada e kanë cilësuar lidhjen me vendin lider të botës së lirë një paradigmë të politikës së jashtme”, shkruan “NYT”.

Me të mbërritur në Kanada, presidenti Macron postoi në Tëitter një mesazh drejtuar Trumpit.

“Presidentit amerikan mund të mos i vijë keq nëse mbetet i izoluar, por as neve nuk na vjen keq nëe firmosim një marrëveshje 6-palëshe nëse do të na duhet”, tha Macron.

Pak minuta më pas, kryeministri Trudeau deklaroi se 6 vendet do t’i tregojnë Trump se masat e tij po dëmtojnë qytetarët amerikanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!