Trump padit CNN, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

schedule08:29 - 4 Tetor, 2022

schedule 08:29 - 4 Tetor, 2022

Ish – presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në padinë e ngritur në gjykatën federale në Florida, Trump pretendon se rrjeti amerikan i lajmeve ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij, sepse ka frikë se ai do të kandidojë për president në 2024.

CNN është përpjekur të njollosë Trumpin “me një seri etiketimesh gjithnjë e më të ashpra, të rreme dhe shpifëse, duke përfshirë “racist”, “kryengritës” dhe së fundmi “Hitler”, sipas avokatëve të ish-presidentit.

/abcnews.al