Trump nuk pranon paralajmërime dhe kërcënon presidentin iranian

schedule11:42 - 23 Korrik, 2018

schedule 11:42 - 23 Korrik, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjijgur me retorikë të ashpër paralajmërimeve të regjimit iranian. Ai paralajmëroi presidentin Rouhani që të mos kërcënojë SHBA-të pasi do të vuajë pasoja të rënda.

Rritet tensioni mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka drejtuar një mesazh shumë të ashpër ndaj homologut të tij Iranian, Hassan Rouhani, duke i bërë thirrje që të bëjë kujdes.

“Mos kërcënoni më kurrë SHBA-të, – shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter,– ose do të vuani pasojat, ashtu si pak në histori kanë bërë më parë”.

Të dielën Rouhani paralajmëroi Trump që të “mos luajë me bishtin e luanit” dhe kërcënoi duke thënë se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë një komb që toleron fjalët tuaja të çmendura të dhunës dhe vdekjes”, shton numri një i Shtëpisë së Bardhë.

Replica e Trump vjen menjëherë pas kritikës iraniane kundër politikave armiqësore të SHBA-ve.

“Zoti Trump duhet të keni parasysh që nuk mund të provokoni popullin iranian në dëm të sigurisë dhe interesave të vendit. Irani është zot i vetes dhe nuk do të jetë shërbëtor apo punonjës i dikujt tjetër”, tha Rouhani.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka një fond spekulativ të fshehtë personal prej 95 miliardë dollarësh të pataksuar të përdorur nga rojet revolucionare islamike.

Kjo u zbulua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke shtuar se “niveli i korrupsionit dhe pasurisë në mesin e udhëheqësve të regjimit tregon se Irani menaxhohet nga diçka që duket si mafia më tepër se një qeveri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!