Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk di të mbyllë një çadër. Kështu shkruajnë përdorues të shumtë të rrjeteve sociale duke komentuar një episode në të cilin Trump ka braktisur një çadër në hyrje të avionit presidencial.
Që presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka një raport të mirë me çadrat nuk është një secret. Por këtë herë, videoja që e shfaq atë ndërsa braktis objektin në hyrje të avionit presidencial bën të lindin dyshime që Donald Trump nuk është në gjendje ta mbyllë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, pasi u ngjit në shkallët e Air Force One, nuk shqetësohet ta marrë çadrën me vete , por e lë atë në erë dhe shi.
Unbelievable — Trump doesn’t know how to close an umbrella, so inside of closing it and bringing it aboard Air Force One with him, he just dropped it outside the plane. pic.twitter.com/G5AtmPaRvz
— Aaron Rupar (@atrupar) October 27, 2018
Duhet të ndërhyjë një anëtar i stafit për të shmangur që çadra të prishet nga stuhia. Të menjëhershme ishin dhe kritikat në rrjetet sociale: “E pabesueshme, nuk di se si funksionojnë çadrat”, shkruajnë qytetarë të shumtë amerikanë. Ndërkohë, sa i përket çadrave, Trump ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes. Presidenti amerikan ka rënë në sy pasi në disa raste ka lënë bashkëshorten e tij në shi dhe ka mbajtur për vete çadrën. Një gjest ky shumë i kritikuar në SHBA./abcnews.al