Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e rivalit të tij për të fituar garën në presidencialet 2024 mes republikanëve. Edhe pse dy ditë më parë, Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.

Madje Presidenti amerikan duket se e ka humbur interesin edhe për 4 akuzat e reja që lidhen me komplotin për të përmbysur rezultatin e 2020, që iu komunikuan paraardhësit të tij.


Kjo pasi, pas relaksit në plazh, Biden është parë duke shkuar në kinema për të shijuar premierën e filmit Oppenheimer. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të tij në plazh në Rehoboth, ishte fakti se Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezllon.

“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite, teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.
Biden tërhoqi vëmendjen po ashtu, pasi ai dhe bashkëshortja bënë edhe një shëtitje natën vonë në plazh për të parë super-hënën.
/abcnews.al

