Trump mbledh mbi 8 milionë dollarë për fushatën presidenciale në 4 ditë

schedule08:43 - 4 Prill, 2023

schedule 08:43 - 4 Prill, 2023

Një nga këshilltarët kryesorë të Donald Trump ka pohuar se fushata e tij presidenciale 2024 ka mbledhur më shumë se 8 milion dollarë në katër ditë.

Jason Miller, i cili ka punuar në të dyja fushatat e mëparshme zgjedhore të 76-vjeçarit, tha se 1.1 milion dollarë u mblodhën vetëm të hënën.

“Kjo do të thotë se deri sot, katër ditë pasi prokurori i qarkut të Manhatanit hyri në fazën e fundit të gjuetisë së shtrigave, presidenti Trump ka mbledhur mbi 8 milionë dollarë”, shkroi ai në Twitter.

Ditëne djeshme, Miller u tha ndjekësve të tij se deri më tani ishin mbledhur një rekord prej 7 milion dollarësh.

/abcnews.al