Trump mbështet inteligjencën amerikane pas komenteve për presidentin rus

schedule13:22 - 12 Nëntor, 2017

schedule 13:22 - 12 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri me dije se mbështet inteligjencën amerikane pas disa komenteve përçmuese ndaj kësaj agjencie. Kjo mbështetje e Trump vjen pas disa komentev në mbrojtje të presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka hedhur poshtë komentet që sugjerojnë se ai besonte mohimet e presidentit rus për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA. Ai u kritikua ashpër pasi tha se Vladimir Putin është fyer nga akuzat për ndërhyrjen e Moskës. Të dielën, Trump sqaroi se mbështet agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë arritur në përfundimin se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke ndihmuar presidentin aktual amerikan.
Dy liderët diskutuan shkurtimisht këtë çështje në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Pyetjet rreth rolit të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar të SHBA dhe akuzat për bashkëpunim që përfshinë ekipin e fushatës së Donald Trump janë në epiqendër të presidencës së tij. Deri më tani, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar zbulimet e inteligjencës amerikane që tregojnë se Rusia qëndronte prapa sulmeve kibernetike të kryera kundër Komitetit Kombëtar Demokrat gjatë fushatës presidenciale.

Pas një bisede të shkurtër me Putin në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Trump informoi gazetarët mbi atë që ishte thënë për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciale. “Çdo herë që ai më shikon thotë se nuk e ka bërë, dhe unë e besoj vërtetë arë që ai më thotë. Mendoj se është shumë i fyer nga akuzat, prandaj nuk është një gjë e mirë për vendin tonë”, ka thënë Trump gjatë një prononcimi për mediat.

Ai gjithashtu i përçmoi figurat kyçe në komunitetin e inteligjencës amerikane, e cila doli në përfundimin se ndërhyrja ruse kishte ndodhur, duke përfshirë ish-shefin kombëtar të inteligjencës James Clapper, ish-drejtorin e CIA-s John Brennan dhe shefin e shkarkuar të FBI James Comey./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!