Trump mbështet dhe lejen Haftar për sulmin në Libi

schedule10:15 - 25 Prill, 2019

schedule 10:15 - 25 Prill, 2019

Mediat amerikane raportojnë se presidenti Donald Tramp ka mbështetur gjeneralin Haftar që të sulmojë Tripolin për të rrëzuar qeverinë e Al Saraj. Ky I fundit mbështetet nga Italia dhe vende të tjera evropiane.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një bisedë telefonike me Khalifa Haftar, e ka inkurajuar gjeneralin që të sulmojë kryeqytetin Tripoli për të rrëzuar qeverinë e mbështetur aktualisht nga Kombet e Bashkuara. Lajmi është publikuar nga agjencia “Bloomberg” e cila citon zyrtarë amerikanë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u mjaftua duke thënë se raportimi mediatik i bisedës telefonike mes Haftar dhe Tramp, ishte i pasaktë.

Biseda mes Tramp dhe Haftar ndodhi pasi presidenti egjiptian Al Sisi u takua me presidentin amerikan në 9 prill, dhe I kërkoi që të mbështeste gjeneralin Haftar.

Presidenti amerikan bisedoi dhe me princin e Abu Dabi, Al Nahian, një mbështetës i Haftar, një ditë para se Shtëpia e Bardhë të publikonte përmbajtjen e bisedës. Inkurajimi i Shtëpisë së Bardhë për Haftar përfaqësoi një kthesë radikale në krahasim me qëndrimin publik të sekretarit amerikan të shtetit Majkëll Pompeo. Ky i fundit deklaronte në 7 prill se ishte bërë e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtonin ofensivën ushtarake të forcave të Khalifa Haftar, dhe kërkonin ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në kryeqytetin e Libisë.

Haftar, i cili ka mbështetjen e Rusisë, Francës dhe Arabisë Saudite, si dhe të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, kontrollon pjesën më të madhe të Libisë lindore dhe qendrore. Në fillim të muajit Prill ai ndërmori një sulm për të marrë nën kontroll Tripolin.  Ndërsa kreu aktual i qeverisë Al Saraj, mbështete nga Italia dhe vende të tjera europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!