Donald Trump i jep lamtumirën Nju Jork-ut duke deklaruar se tashmë rezidenca e tij e përhershme do të jetë në Florida. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se është trajtuar keq nga liderët politikë njujorkezë, të cilët reaguan me sarkazëm ndaj vendimit të tij.
Është larguar nga Nju Jorku ku ka lindur dhe ndërtuar imazhin e tij të suksesit, për t’u transferuar në Florida, Palm Beach, në rezidencën e Mar-a-Lago, e cila është pagëzuar dhe me emrin Shtëpia e Bardhë dimërore. Donald Trump tradhton Nju Jorkun, për atë që shumë e konsiderojnë si arsye fiskale, meqënëse në Florida nuk ka taksa shtetërore dhe vendore për të ardhurat dhe as taksa imobiliare. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kreu i Shtëpisë së Bardhë me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter.
“Shtëpia e Bardhë, 1600 Pennsilvani Avenue, është vendi që dua dhe ku shpresoj të qëndroj dhe për pesë vite të tjera, por unë dhe familja ime do të kemi rezidencë të përhershme Palm Beach, Florida”, shkruan presidenti amerikan.
Më tej ai shpjegon se e do dhe do e dojë gjitnjhë Nju Jork-un dhe njerëzit e Nju Jork por për fat të keq, pacarësisht se paguan miliona dollar taksa çdo vit, ai është trajtuar keq nga liderët politikë të qytetit dhe të shtetit
Janë shumë të pakët ata që janë trajtuar më keq se unë, shton Trump duke premtuar se do të ndihmojë gjithnjë Nju Jork-un dhe se qyteti do të ketë një vend shumë të veçantë në zemrën e tij. Vendimi i tij është pritur me sarkazëm nga liderët njujorkezë: Më në fund! Nuk duket se Donald Trump ka paguar taksa këtu. Gjithësesi Florida le ta gëzojë tani “, komentoi guvernatori Endrju Komo, duke aluduar se Presidenti ka mbajtur të fshehur deklaratën e të ardhurave dhe ka dyshime se ka shmangur taksat. Ndërsa kryebashkiaku i Nju Jork Bill De Blasio e paralajmëroi të ketë kujdes se mos pengohet duke mbyllur derën në ikje. /abcnews.al