Presidenti amerikan ka kërcënuar kompanitë evropiane se shumë shpejt do të vendosë tarfië 25% për çdo makinë të vendeve të BE-së që do të importohet në Shtetet e Bashkuara. Kjo u bë e ditur nga Trump, i cili njoftoi se ky ishte qëndrimi i tij në negociatat tregtare me Unionin.
Shtetet e Bashkuara janë gati të aplikojnë një tarifë prej 25% në çdo makinë të importuar nga Bashkimi Evropian. Kjo u njoftua nga vetë Presidenti Donald Trump, i cili gjatë një takimi elektoral në Virxhinian Perëndimore përsëriti kërcënimet e mëparshme kundër BE-së dhe shpjegoi se si ai drejtoi dialogun me Evropën në tryezën e negociatave.
Me sa duket, duke iu referuar takimit të muajit të kaluar me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Trump pretendoi se i kishte thënë atij se mosmarrëveshja tregtare midis BE dhe SHBA “është mbi makinat”. “Ne po vendosim një taksë prej 25% në çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Bashkimi Evropian”, i ka thënë Trump presidentit të KE-së, sipas asaj që pretendon kreu i Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, nuk është e qartë kur këto norma duhet të hyjnë në fuqi.
Paqartësia rritet dhe më tej për shkak se të martën e kaluar, sekretari i Tregtisë Wilbour Ross raportoi në një intervistë me Wall Street Journal se administrata Trump vështirë se do të kishte makina të tatuara në të ardhmen e afërt sepse rekomandimet dhe studimi i Departamentit të Tregtisë nuk janë ende e gatshme. Ndër arsyet e vonesës, shtoi Ross, janë gjithashtu edhe negociatat e vazhdueshme me BE, si dhe me Meksikën dhe Kanadanë. /abcnews.al