‘Trump kremtoi 25 marsin si ditën e çlirimit të Greqisë’/ Llabani: Grekët me Janullatos në krye të Kishës, kanë bërë politikë

schedule22:39 - 27 Mars, 2025

schedule 22:39 - 27 Mars, 2025

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi për studion e ‘360 gradë’ takimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë me shtetas grekë ku festoi 25 marsin si ditën e çlirimit të Greqisë si dhe e shpalli atë festë kombëtae për shtetasit grekoamerikanë.

Sipas Llabanit, në Shqipëri grekët me kreun e kishës Janullatos kanë bërë politikë.

“Një fakt tjetër që shumë pak u komentua, në dhomën lindore të shtëpisë së Bardhë Trump kremtoi 25 marsin si ditën e çlirimit të Greqisë. Pasi mbajti një fjalim ku tha se kishte anuluar agjendën e tij, nënshkroi duke shpallur 25 marsin si një ditë kombëtare feste në SHBA. Kur kjo gjë ndodh në Shtëpinë e Bardhë festohet festa e Clirimit të Greqisë. Për herë ndodh atje. Ka një fjalim kur Trump u drejtohet grekëve dhe ju thotë ju dua të gjithëve.

Le të gjykojmë nëse janë të qëllimshme apo të dyshimta. Nuk është thjesht cështja e festimit, presidenti më i madh nënshkron një proklamat. Të gjithë grekoamerikanët do të festojnë. Prej 15 vitesh Kisha Greke ka bërë një shkëputje nga politika dhe Kisha. Në Shqipëri grekët me Janullatos sigurisht që kanë bërë politikë.”, tha Llabani. 

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!