Twitter censuron sërish presidentin amerikan Trump, i cili kishte shkruar se kohëzgjatja e numërimit të votave me korrespondencë do të shkaktojë dhunë në rrugët e vendit, raporton la Repubblica.
Vendimi i gjykatës së lartë për të zgjatur në disa shtete vlefshmërinë e votave me postë mund të jetë fizikisht e rrezikshme. Fillimisht Donald Trump e tha këtë gjatë një takimi elektoral në Pensilvani duke iu referuar vendimeve që lejojnë Karolinën e Veriut dhe Pensilvani që të vazhdojnë të numërojnë votat me korrespondencë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Trump theksoi se po krijohet një situatë e rrezikshme, fizikisht e rrezikshme.
Më pas presidenti amerikan, për të nënvizuar dhe më shumë konceptin e transformoi në një mesazh të Twitter, transmeton abcnews.al
Por rrjeti social e ka censuruar si kontrovers dhe të pavend për zgjedhjet postimin në të cilin Trump shkruan: Vendimi i gjykatës së lartë do të lejojë një manipulim të shfrenuar dhe të pakontrolluar dhe që do të minojë të gjithë sistemin e ligjeve. Madje ai shkon më tej duke thënë se do të jetë shkak për dhunën në rrugët e vendit dhe se për këtë arsye duhet bërë patjetër diçka. Por Twitter e ka fshirë këtë mesazh.
Ndërkohë vijojnë polemikat e forta në distancë mes Trump dhe Biden me këtë të fundit i cili deklaron se nuk ka asnjë shans që presidenti të shpallë fitoren, pa pritur numërimin e votave me korrespondencë.
Dhe më i fortë ka qenë reagimi i ish presidentit Barak Obama: Do të deklarojë fitoren para se të gjitha votat të numërohen?
Kjo është një gjë që e bën një diktator që nuk vlen asgjë. Trump ka gënjyer çdo ditë, sa që dhe monitoruesit e fakteve e kanë të pamundur të ndjekin ritmin e tij,” përfundoi Obama./abcnews.al