Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në një ceremoni dhënieje medaljesh në Zyrën Ovale, por ka filluar duke folur për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mendoj se jemi më afër se kurrë më parë tani”, tha ai, shkruan Sky News.
“Patëm një bisedë shumë të mirë një orë më parë me udhëheqësit evropianë që përfshinin luftën me Rusinë dhe Ukrainën. Patëm një diskutim shumë të mirë, gjërat duket se po shkojnë mirë, por e kemi thënë këtë për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti.
Presidenti amerikan u pyet nëse ka folur kohët e fundit me Vladimir Putinin.
“Po, kam folur”, përgjigjet Trump, pa dhënë më shumë detaje.
Sipas tij, gjërat kanë “shkuar mjaft mirë”./abcnews.al

