Trump ish-zv/Presidentit: Nuk më njeh mua, por do të qash

schedule15:06 - 22 Mars, 2018

schedule 15:06 - 22 Mars, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar ish nënpresidentin Joe Biden me përleshje fizike. Komenti i ashpër i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas një deklarate të Biden, sipas të cilit, po të ishte në shkollë të mesme do ta grushtonte Trump lidhur me fjalët ofenduese ndaj femrave.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ish numri dy i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, janë përfshirë në një luftë deklaratash, ku nuk mungojnë dhe kërcënimet me përleshje fizike. Grindja e tyre ka filluar pas raportimeve se Biden po mendon të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Tëitter, Trump shkruan:

“I çmenduri Joe Biden po përpiqet të sillet ashpër. Faktikisht, ai është i dobët, mendërisht dhe fizikiksht. Ai më kërcënon mua për të dytën herë me sulm fizik. Ai nuk më njeh mua, por do të rrihet aq shumë sa do të qajë. Mos kërcëno Joe!”.

Ky koment vjen pas deklaratës së ish-zëvendëspresidentit amerikan, i cili të martën tha se do të përleshej me grushte me Trump nëse do të ishin në shkollë të mesme lidhur me komentet ofenduese të manjatit amerikan kundër femrave që u shfaq në një video që u publikua në 2016-ën.

“Më kanë pyetur nëse do të debatoja me këtë zotëri, unë kam thënë jo. Nëse do të ishim në shkollë të mesme, do ta marrja pas palestrës dhe do ta grushtoja”, ka thënë Biden në një fjalim në Universitetin e Majemit.

Ndërkohë, ish-zëvendëspresidenti ka bërë komente të njëjta edhe gjatë zgjedhjeve të 2016-s, ndërsa po fliste në fushatën presidenciale të Hillary Clinton. Trump dhe Biden mund të garojnë kundër njëri-tjetrit në 2020 dhe një sondazh i CNN tregon se ky i fundi kryeson me 57% të preferencave ndaj 40% të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!