Trump i shpall “luftë” tregtare edhe BE/ Eksperti tregon pasojat: ‘Minon’ rregullat e përbashkëta për tregtinë globale

schedule14:31 - 3 Shkurt, 2025

schedule 14:31 - 3 Shkurt, 2025

TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane sipas tij, po përfitojnë nga SHBA.

“Ne blejmë gjithçka prej tyre dhe ata asgjë prej nesh”,- tha Trump.

Unioni ndërkohë ka paralajmëruar reagim të ashpër ndaj vendimit të presidentit amerikan. Trump ndërkaq beson se mund te arrihet një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar

Studiuesi për Politikat e Qëndrueshme, Djego Abedinaj, i ftuar në “Money Report”, tha se vendosja e tarifave tregtare nuk është formë efikase e një diplomacie ndërkombëtare pasi kjo minon rregullat e tregtisë botërore.

“Vendosje e tarifave tregtare nuk është ajo formë diplomatike, e cila ul deficitin tregtar. Vendosja e tarifave është minimi për rregullat e përbashkëta për tregtinë globale. Kina kërkon të ruajë stabilitetin dhe regjimin ndërkombëtar të tregtisë, e cila i ka krijuar Kinës mundësi të eksportojë”, tha ai.

Ai theksoi se kërcënimi i presidentit Trump për tarifa kundrejt BE shton gjasat për një krisje të mundshme euro-atlantike mes dy kontinenteve. Sipas ekspertit, nga aplikimi i tarifave industria më e prekur do jetë ajo e automobilave.

“Në radhë të parë do ketë një çarje euroatlantike mes BE dhe SHBA. Industria më e prekur në BE do jetë industria e automobilave. Në rast se presidenti do vendosë tarifa, industria e automobilave do jetë më e prekur”, tha ai.

Aplikimi i tarifave nga shtete të ndryshme thotë eksperti do çojë në rritje të çmimeve në gjithë botën.

“Ndërprerja e furnizimit ndërkombëtar të furnizimit çon në rritjen e inflacionit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!