“Trump Harris, garë e ngushtë”/ Krisafi: Votat në Pensilvani mund të jenë vendimtare. Nëse Harris humbet, “fajtor” edhe Biden

schedule13:33 - 1 Nëntor, 2024

schedule 13:33 - 1 Nëntor, 2024

Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare Ledion Krisafi në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Krisafi u ndal tek gara mes Donald Trump dhe Kamala Harris duke thënë se gara sa vjen dhe po bëhet më e ngushtë. Ai u shpreh se votuesi amerikan është një votues shumë pragmatik, dhe se sipas tij janë të bindur për votën që do të hedhin.

Sipas ekspertit për Çështjet Ndërkombëtare, Pensilvania mund të jetë ajo që mund të vendosë edhe fatin e zgjedhjeve.

“Gara është bërë shumë e ngushtë. Edhe barazimi nuk përjashtohet në këtë rast. Ka edhe skenarë ku ndonjë prej delegatëve mund të ndryshojë kah. Por vitet e fundit kur ka ndodhur nuk është se ka pasur ndonjë vlerë. Mund të them që kompanitë e basteve kanë një lloj animi nga Donald Trump. Kam përshtypjen që llogaria se kush do të fitojë do të mbetet tek shteti i Pensilvanisë. Pra kush do të fitojë Pensilvaninë mund të fitojë edhe zgjedhjet. Mund të thuhet se rezultatet e sondazheve janë shumë të ngushtë. Në përgjithësi votuesit amerikanë janë polarizuar shumë dhe është një numër shumë i vogël i atyre që mund të ndryshojnë krah. Votuesit amerikanë janë të bindur për votën që do të hedhin. Amerikanët janë më tradicional dhe votojnë ditën e zgjedhjeve. Por brenda fushatës së Trump mund të thuhet se ka një lloj entuziazmi”, tha ai,

Sa i përket deklaratave të Jode Biden i cili i quajti “plehra” mbështetësit e Trump, Krisafi tha se ishte një goditje shumë e madhe për Kamala Harris.

“Kamala Harris e ka pasur të vështirë të dalë nga “hija” e presidentit Biden. Në deklaratat e saj ka thënë se do të jetë ndryshe nga Presidenca e Biden, por kur është pyetur nuk ka dhënë ndonjë propozim ndryshe nga Presidenca e Joe Biden. Pra ky ka qenë problemi i saj. Nëse humbet zgjedhjet jam e sigurt që do thuhet se një nga arsyet që nuk fitoi dot ishte “trashëgimia” e Joe Biden.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!