Ish-presidenti Trump do të hapi aplikacionin e rrjetit të tij social Truth Social në datën 21 shkurt sipas Apple Store. Truth Social është pjesë e kompanisë “Trump Media & Technology Group” dhe do të mund të porositet para lançimit të tij në ditën e presidentit në SHBA. Truth Social do të jetë i ngjashëm me rrjetin social Twitter raporton “Reuters”.
Publikimi i aplikacionit vjen pasi 13 muaj më parë Trump u bllokua në Facebook dhe Twitter për shkak se inkurajoi mbështetësit e tij që të merrnin pjesë në sulmet e 6 janarit ndaj kongresit amerikan mbi pretendimet e pabazuara për një mashtrim të madh në zgjedhje. “Digital World Acquisition Corp” kontrollon aksionet e kompanisë mediatike të Trump që kanë një vlerë prej 5.3 miliard dollarësh.
Mbështetësit e Trump dhe investitorët kanë filluar që të blejnë aksionet e kompanisë “Digital World Acquisition Corp” duke besuar se popullariteti i ish- presidentit te votuesit republikan do të ndikojë në suksesin e platformës sociale. Senatorja amerikane demokrate Elizabeth Warren i kërkoi Komisionit të Sigurisë dhe të Shkëmbimeve të hetojë kompaninë që kontrollon rrjetin social për thyerje të mundshme të ligjeve të sigurisë.
Komisioni nuk ka pranuar të komentojë nëqoftëse po planifikon që të ndërmarri ndonjë veprim. / abcnews.al