Trump: Hamasi është një organizatë “e zgjuar”, Netanyahu është i papërgatitur

schedule21:13 - 12 Tetor, 2023

schedule 21:13 - 12 Tetor, 2023

Izraeli dhe Shtëpia e Bardhë dënuan vërejtjet e bëra nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili vlerësoi “inteligjencën” e grupit pro-iranian Hezbollah dhe kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Trump, kandidati kryesor në garën presidenciale republikane të vitit 2024, e quajti armikun e betuar të Izraelit, Hezbollahun, “shumë të zgjuar” dhe akuzoi Netanyahun se ishte “i papërgatitur” për sulmin e Hamasit.

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Shlomo Karhi tha sonte se komentet e Trump për mbështetësit e tij dhe në një intervistë televizive të mërkurën tregojnë se ai nuk është një njeri për t’u besuar. “Është turp që një njeri i tillë, një ish-president i SHBA-së, po përhap propagandë dhe gjëra që dëmtojnë moralin e luftëtarëve të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, tha Karhi për televizionin Channel 13.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i quajti komentet e Trump “të rrezikshme dhe të çmendura”. “Ne nuk e kuptojmë fare pse ndonjë amerikan do të lavdëronte një organizatë terroriste, të mbështetur nga Irani, duke e quajtur atë të zgjuar”, tha Bates.

Trump kishte një marrëdhënie të ngushtë me Netanyahun gjatë presidencës së tij. Por ai u shqetësua kur politikani izraelit thirri Biden për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Duke folur me mbështetësit në Florida të mërkurën, ai tha se po “zbulonte për herë të parë” se Izraeli kishte vendosur në minutën e fundit që të mos merrte pjesë në ekzekutimin e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i cili u vra nga një dron në Irak më 3 janar 2020, me urdhër të Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!