Trump “gjunjëzon” Ligën e Futbollit Amerikan

schedule13:03 - 24 Maj, 2018

schedule 13:03 - 24 Maj, 2018

Drejtuesit e ligës së futbollit amerikan kanë vendosur të ndalojnë çdo gjest që do të konsiderohet si mungesë respekti në momentin e ekzekutimit të himnit kombëtar para çdo ndeshjeje.

Lojtarëve të futbollit amerikan nuk do u lejohet më të që në shenjë proteste të gjunjëzohen apo të kryqëzojnë krahët gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar para fillimit të çdo ndeshjeje. Që nga ky moment do të jetë e ndaluar, ashtu si dëshironte presidenti amerikan Trump, dhe ekipet e lojtarëve që nuk do të binden do të marrin gjoba të kripura. Vendimi u mor nga drejtuesit e ligës së futbollit amerikan, atletët e së cilës akuzohen se nuk respektojnë atdheun dhe flamurin amerikan

Iniciativa u ndërmor në vitin 2016 nga mbrojtësi i San Franciskos, Kolin Kapernik, i cili u  kthye në një ikonë për komunitetin adro amerikan. Ai nisi të gjunjëzohet gjatë himnit për të protestuar kundër racizmit dhe episodeve të shpeshta të dhunës të agjentëve të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë. Kapernik u ndoq nga shumë kolegë të tjerë të skudrës së tij por dhe të skuadrave të tjera, dhe fushata “gjunjëzohu” u përhap shumë shpejt dhe në sporte të tjera duke bërë për vete yje të basketbollit si LeBron James e Stephen Curry ose dhe idhuj të botës së spektaklit si Stivi Uonder.

Por në fund është Tramp ai që fiton, drejtuesi i Ligës së Futbollit Amerikan Roger Goodell, deklaroi se në shenjë respekti tashmë do  të jetë e ndaluar dhe të qëndrosh në pankinë gjatë himnit apo që lojatrët të kapin duart me njëri-tjetrin si u bë në fund të sezonit të kaluar, pa dallim mes atletëve me ngjyrë apo të racave të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!