Trump fton Putin për vizitë në Uashington

schedule13:28 - 20 Prill, 2018

schedule 13:28 - 20 Prill, 2018

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht që Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar homologun rus Putin për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Ministri i Jashtëm i Moskës Lavrov duke folur për këtë nënvizoi se dy liderët nuk do të lejojnë që të ketë luftë mes SHBA dhe Rusisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin rus, Vladimir Putin dhe është shprehur i gatshëm ta kthejë vizitën në një moment tjetër, duke shkuar në Moskë. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili ka dhënë një intervistë për mediat vendase. Shefi i diplomacisë së jashtëme të Kremlinit, ka shpjeguar se në bisedën e fundit mes dy liderëve është nënvizuar fakti se nuk do të lejojnë kurrë që tensionet të përfundojnë në konflikt të armatosur.

“Duke folur për rrezikun e një konfrontimi ushtarak, ka thënë Lavrov, ndihem shumë i sigurtë të prezumoj se nuk do të lejohet të ndodhë nga krerët e ushtrive dhe presidentët Putin dhe Trump. Mbi të gjitha, janë që të dy liderë të zgjedhur nga popujt e tyre respektivë dhe përgjegjës për paqen”.

Ndërkohë, ftesa për Putin vjen në një moment tensioni të lartë mes Rusisë dhe SHBA-së, lidhur me mbështetjen e palëve të kundërta në krizën siriane. Gjithashtu është bërë në një kohë kur komisioni hetimor i Kongresit vijon të hetojë për përfshirjen e Moskës në zgjedhjet amerikane që si rezultat mund të ketë ndikuar në fitoren e Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!