Trump firmosi për ndërtimin e një kulle në Moskë në vitin 2015

schedule11:43 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 11:43 - 19 Dhjetor, 2018

Telvizioni amerikan CNN ka publikuar një dokument i cili vërteton se presidenti amerikan Donald Trump, ka firmosur një letër për ndërtimin e një qiellgërvishtësi në Moskë, në 28 tetor 2015, pas fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fushatës elektorale për presidencialet e fundit amerikane, firmosi një letër për ndërtimin e një “Tramp Tauer – një qiellgërvishtëse të ngjashme me ato të ndërtuara në disa qytete amerikane – në Moskë. Firma e tij është konfirmuar nga një dokumet i publikuar nga CNN. Kjo firmë daton në 28 tetor 2015, por u refuzua nga Rudi huliani, këshilltar i Tramp.

Projekti për ndërtimin e qiellgërivshtësit të Tramp në Moskë, është vetëm detaji më i fundit i hetimit mbi Rusinë, dhe që mbështetet kryesisht nga dëshmitë e dhëna nga Majkëll Kohen ish avokat i Tramp. Praktikisht akuza kundër Tramp është drejtimi i negociatave për projektin me funksionarë rusë pranë qeverisë – duke planifikuar ddhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin. E gjithë kjo pas fillimit të fushatës elektorale, duke ndërtuar dhe një dialog me Rusinë që gërshetonte interesat e shteteve të bashkiara të amerikës me interesat e saj personale./abcnews.al